Sport

Luis Diaz kryen një ndërhyrje horror ndaj Hakimit, karton i kuq për kolumbianin dhe dëmtim tronditës për marokenin...

Lojtari u nxorr jashtë fushës nga mjekët e PSG-së. Kolumbiani u përjashtua.

5 Nëntor 2025, 07:30 Nga DOSJA

Luis Diaz kryen një ndërhyrje horror ndaj Hakimit, karton i kuq

FRANCE - Hakimi pësoi një dëmtim tronditës në kohën shtesë të pjesës së parë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Bayern Munich.

Anësori maroken ishte viktimë e një ndërhyrje të keqe nga Luis Diaz, i cili dëmtoi këmbën e majtë gjatë aksionit.

Lojtari u nxorr jashtë fushës nga mjekët e PSG-së. Kolumbiani u përjashtua. Achraf Hakimi, pritet t'i nënshtrohet testeve në orët në vijim për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit të tij. 

"Është futboll, është një sport kontakti. Por më kujtohet edhe dëmtimi i Musiala-s. Këto janë thjesht incidente të pafata. Por nesër do të takohemi me mjekun për natyrën e këtyre dëmtimeve", shpjegoi Luis Enrique në një konferencë për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll