Sport

Botërori “Brazil 2027” për femra/ Vajzat kuqezi të Shqipërisë njohin kundërshtaret…

Kombëtarja jonë e femrave bën pjesë në Grupin B1, me Uellsin, Çekinë & Malin e Zi

4 Nëntor 2025, 19:07 Nga DOSJA

Botërori “Brazil 2027” për femra/ Vajzat kuqezi të

ZVICER - Kombëtarja e femrave kuqezi njohu këtë të martë rivalet që do të ketë përballë në kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria është pozicionuar në grupin B1, ku bëjnë pjesë edhe Uellsi, Çekia dhe Mali i Zi.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje dhe sipas kalendarit të UEFA-s, takimet kualifikuese do të nisin në muajin shkurt dhe sfidat përmbyllëse do të luhen në qershor.

Pas përfundimit të ndeshjeve kualifikuese, do të nisë faza play-off. Kombëtarja e femrave tona kuqezi mund të kualifikohet në këtë fazë nëse renditet në vendin e I, II ose të III-të të grupit B.

Botërori “Brazil 2027” për femra/ Vajzat kuqezi të

Ja dhe kalendari i ndeshjeve:

Ndeshja 1 & 2: 26 shkurt - 7 mars 2026

Ndeshja 3 & 4: 9-18 prill 2026

Ndeshja 5 & 6: 3-9 qershor 2026

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll