Sport

VIDEO / Bayerni i Mynihut “shfuqizon” Kampionët e Europës në shtëpinë e tyre!

Kampionët e Europës në fuqi të PSG luajtën në “Parc ded Princes” me një nga kundërshtarët më të fortë të Champions League, Bayernin e Mynihut, ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së Ligës të këtij kompeticioni.

4 Nëntor 2025, 23:14 Nga DOSJA

FRANCE - Kampionët e Europës në fuqi të PSG luajtën në “Parc ded Princes” me një nga kundërshtarët më të fortë të Champions League, Bayernin e Mynihut, ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të fazës së Ligës të këtij kompeticioni.

Në përfundim Bayerni fitoi me rezultatin 2-1, duke korrur suksesin e katërt dhe njëkohësisht duke i dhënë një leksion skuadrës së Luis Enriques. Përsa i përket takimit, nuk vonon shumë dhe në minutën e katërt zhbllokohet rezultati. Luiz Diaz përfiton nga një aksion dhe brenda zone gjuan saktë, duke kaluar bavarezët në avantazh.

Në minutën e 32-të sërish Luiz Diaz i rrëmben një top Markinjos dhe i vetëm përballë portierit shënon golin e dytë për Bayernin. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Diaz ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Hakimit, duke i lënë gjermanët me dhjetë lojtarë për fraksionin e dytë.

Pjesa e parë mbyllet me këtë episod dhe me shifrat 0-2. Në gjysmën e dytë, parisienët ushtruan presing duke përfituar dhe nga superioriteti numerik.

Joao Neves shkurton diferencën e golave në minutën e 74-t, duke rifutur PSG-në në lojë. Por vetëm kaq, pasi skuadra e Kompany rezistoi, duke mbrojtur të paprekur më tej portën e Manuel Neuer.

Përfundimet e ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampioneve janë:

VIDEO / Bayerni i Mynihut “shfuqizon” Kampionët e Europës

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll