Sport

VIDEO / Liverpool rikthehet në formën e dikurshme, i shkakton Realit humbjen e parë në Champions

Reali i Madridit ka marrë humbjen e parë në Champions këtë sezon, me “Galaktikët” që u mposhtën në “Anfeild” nga Liverpool me rezultatin 1-0.

4 Nëntor 2025, 23:10 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool rikthehet në formën e dikurshme, i shkakton Realit

ANGLI  - Reali i Madridit ka marrë humbjen e parë në Champions këtë sezon, me “Galaktikët” që u mposhtën në “Anfeild” nga Liverpool me rezultatin 1-0.

Takimi ishte tepër i luftuar, me të dyja ekipet që kishin hyrë në fushë me objektivin e tre pikëve. Gjithsesi, “The Reds” ishin ata që tentuan më shumë, por Courtois ishte i pakalueshëm, të paktën deri në pjesën e dytë.

Në minutën e 61-të, muri i belgut ra, me Mac Allister që shënoi për të kaluar në avantazh të besuarit e Slot. Kështu Liverpool shkon në kuotën e 9 pikëve dhe momentalisht ndodhet në vendin e 6-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll