Politike

Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkoi 5 vite burg, Alqi Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi kërkoi shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste të veçanta. Nëse Balloki dënohet me 5 vite burg, përfiton nga gjykimi shkurtuar dhe dënimi përfundimtar do jetë 3.4 vite burg dhe 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

4 Nëntor 2025, 11:30 Nga E. D
Afera me inceneratorin e Tiranës, SPAK kërkoi 5 vite burg, Alqi
Alqi Balloki

TIRANË- Alqi Ballokin, i cili akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës ka kërkuar të shpallet i pafajshëm. Kjo vjen, pasi Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vite burg. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi kërkoi shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste të veçanta. Nëse Balloki dënohet me 5 vite burg, përfiton nga gjykimi shkurtuar dhe dënimi përfundimtar do jetë 3.4 vite burg dhe 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste.

Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit./Dosja.al

alqi ballokin

Sondazh

Poll