Politike

Çfarë ndodhi? Rama anulon në minutë të fundit udhëtimin për në Bruksel

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që Rama ka marrë këtë vendim, pasi ishte parashikuar që ai të merrte pjesë në një prej paneleve.

4 Nëntor 2025, 11:13 Nga I.A
Çfarë ndodhi? Rama anulon në minutë të fundit
Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka anuluar në minutë të fundit udhëtimin për në Bruksel për samitin për zgjerimin e BE-s. Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që Rama ka marrë këtë vendim, pasi ishte parashikuar që ai të merrte pjesë në një prej paneleve.

Mbërritja e Ramës në Bruksel, duhej që të ishte në orën 15:00, ku do të merrte pjesë bashkë me kryeministrin malazez Milojko Spajiq, dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në këtë samit, kryeministrat do të diskutonin në lidhje me progresin e vendeve kandidate dhe sfidat e procesit të integrimit./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll