Politike

Afera me inceneratorin e Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për korrupsion në 2 raste për Alqi Bllakon

Nëse Balloki dënohet me 5 vite burg, përfiton nga gjykimi shkurtuar dhe dënimi përfundimtar do jetë 3.4 vite burg dhe 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

4 Nëntor 2025, 10:12 Nga E. D
Afera me inceneratorin e Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg për
Alqi Blalko

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Ballokin, i cili akuzohet për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Prokurori i çështjes, Dritan Prençi kërkoi shpalljen e tij fajtor për korrupsion pasiv në dy raste të veçanta. Nëse Balloki dënohet me 5 vite burg, përfiton nga gjykimi shkurtuar dhe dënimi përfundimtar do jetë 3.4 vite burg dhe 5 vite nuk ushtron asnjë funksion publik.

Sipas hetimeve të SPAK, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, pronarët de facto të shoqërisë koncesionare të inceneratorit, për blerjen e një pajisjeje të përdorur në aktivitetin tregtar të babait të tij, një fabrikë birre në Ersekë.

Bllako akuzohet për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës. Në datë 20 dhjetor, GJKKO kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos, për korrupsion kryer në dy raste.

 Nga hetimet, ka rezultuar se Bllako në cilësinë e sekretarit të ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën prej 120 mijë euro për favorizimin që i ka bërë dy pronarëve që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit, Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. Ndërsa në rastin e dytë, ka rezultuar se Bllako i ka kërkuar rryshfet Klodian Zotos, shumën prej 7.5 milionë Lekësh për llogari të Vladimir Bezhanit, duke e punësuar atë fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services”.

Në muajin prill, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës mes të cilëve edhe ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka, si dhe disa ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako akuzohet se ka përfituar afro 14 milion e 600 mijë lekë pasi ka falsifikuar dokumente për të shpronësuar një tokë për ta kthyer nga një tokë arë në truall në bashkëpunim me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka e kryetarin e shpronësimeve, Pëllumb Abeshi për Inceneratorin e Elbasanit. Bllakos iu caktua dënimi me 2.8 vite burg dhe 5 vite heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për këtë aferë. Ndërkohë që është dënuar me 2.8 vite burg për inceneratorin e Fierit./Dosja.al

prokuroria e posaçme alqi bllako

Sondazh

Poll