Politike

Vrau 13-vjeçaren shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata italiane dënon me 17 vite burg autorin

Hetimet zbuluan se i pandehuri, i cili kishte pasur një marrëdhënie sentimentale me të miturën, e kishte shtyrë nga ballkoni pas një debati, pasi vajza kishte vendosur ta ndërpriste lidhjen.

4 Nëntor 2025, 09:40 Nga E. D
Vrau 13-vjeçaren shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata italiane
Aurora Tila

ITALI- Gjykata në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, i cili vrau shqiptaren Aurora Tila.  13-vjeçarja humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj në Piacenza, më 25 tetor 2024.

Hetimet zbuluan se i pandehuri, i cili kishte pasur një marrëdhënie sentimentale me të miturën, e kishte shtyrë nga ballkoni pas një debati, pasi vajza kishte vendosur ta ndërpriste lidhjen. Sipas prokurorisë, pasi Aurora u përpoq të kapte kangjellat për të shpëtuar, ai e goditi në duar me gjunjë për ta detyruar të binte. Dëshmitarë në vendngjarje kanë konfirmuar versionin e ngjarjes.

Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, çka i dha të riut të drejtën për një ulje të dënimit me një të tretën. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet e 8 muaj, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin nga akuzat, duke pretenduar se bëhej fjalë për një aksident apo një veprim të paqëllimshëm.

Gjykata njohu të gjitha rrethanat rënduese, përfshirë edhe përndjekjen që vajza kishte përjetuar para ngjarjes, ndërsa e vetmja rrethanë lehtësuese e pranuar ishte mosha e vogël e autorit. Arsyetimi i plotë i vendimit pritet të publikohet brenda 90 ditësh. Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe nëna e Aurorës, Morena Corbellini.

“Jam e kënaqur me dënimin, edhe pse 20 vite do të ishin më të përshtatshme. Të paktën drejtësia u vu në vend. Kam besuar gjithmonë tek drejtësia," tha ajo. 

Ajo njoftoi gjithashtu se do të krijojë një shoqatë në emër të vajzës së saj, me synimin për të ndihmuar të rinjtë dhe gratë që përballen me dhunë apo manipulim në marrëdhënie. Ndërkohë, avokati i të miturit, Ettore Maini, deklaroi për mediat se do të apelojë vendimin, duke vënë në dyshim besueshmërinë e disa dëshmitarëve dhe autenticitetin e regjistrimeve audio të procesit hetimor./Dosja.al

edi rama gjykata italiane

Sondazh

Poll