Art&Argëtim

Nuk shkoi në emision se po flinte gjumë, Gentian Zenelaj tregon ‘vuajtjet’ që përjetoi në punën e parë

15 Mars 2019, 14:23 Nga DOSJA
Nuk shkoi në emision se po flinte gjumë, Gentian Zenelaj tregon

Aktori i njohur i skenës shqiptare, Gentian Zenelaj ishte i ftuar sot në emisionin “Club FM’, ka ndarë me publikun eksperiencat e tij të para si moderator dhe pjesë e gazetarisë.

Në fillimet e tij, Genti punonte si moderator në një radio nga ora 7:00 deri në orën 9:00 çdo mëngjes. Orari i tij kërkonte që të shkonte herët në punë, por një ditë e kishte zënë gjumi dhe nuk arriti në orar.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra ‘siç po thosha’ që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”,- tha Genti duke shkaktuar të qeshura në studio.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz club fm gentian zenelaj club fm gentian zenelaj

Sondazh

Poll