Art&Argëtim

Sekreti i një jete të gjatë/Kinezi 256-vjeçar me 200 fëmijë, dokumentet që vërtetojnë jetëgjatësinë e tij

15 Mars 2019, 08:24 Nga DOSJA
Sekreti i një jete të gjatë/Kinezi 256-vjeçar me 200

Të gjithë ne mendojmë se njeriu nuk mund të jetojë më shumë se 100 vjet. Madje për moshën mesatare të jetesës e cila është(75-80 vjeç) , të jetosh një shekull është një ëndërr. Megjithatë paska dhe njerëz që kanë jetuar jo një, as dy, por dy shekuj e gjysëm.

Ju besohet apo jo, Li Ching Yueng ka jetuar plot 256 vite jetë dhe kjo nuk është një mitologji, por një fakt i bazuar edhe në dokumente të shkruara.

Sipas një artikulli të Neë York Times të botuar në vitin 1930, një professor I universitetit kinez Chengdu, zotëronte dokumente që datonin që nga viti 1827 të cilat vërtetonin ditëlindjen e 150 të Li Ching Yueng. Jo vetëm kaq! Dokumente plotësuese që datojnë në vitin 1877 vërtetojnë 200 vjetorin e Li-së. Madje ekzistojnë dhe dëshmi që Neë Yotk Times I ka publikuar, të njerëzve që jetonin në një fshat me Li Ching-un, që thonin se gjyshërit e tyre e njihnin atë që në vogëli.

Li u shqua për karrierën e tij si botanist, ku njihte të gjithë bimësinë kineze dhe mesoi sekretet e natyrës për një jetë më të gjatë. Madje ai për 40 vite rrjesht arriti të mbijetonte vetëm nëpërmjet frutave të pyllit, xhinxherit, barishteve të egra dhe dhe orizit. Në moshën 71 vjecare iu bashkua ushtrisë kineze dhe ka qenë edhe mësues i arteve marciale. Li dinte të shkruante dhe të lexonte dhe pjesën më të madhe të jetës së tij u mor me kultivimin dhe shitjen e barishteve të egra. Ai u martua 23 herë dhe u bë babai i 200 fëmijëve.

Kur Li është pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së tij, e cila është përtej të besueshmes, Li është përgjigjur: “Mbani një zemër të qetë, uluni si një breshkë, fluturoni si një pëllumb dhe flini si një qen.”

Megjithatë shumë teori besojnë se kjo jetëgjatësi, shpjegohet me cilësitë e jetës. Li ka jetuar në një botë pa kimikate, pa sheqer dhe yndyrëra. Ai është ushqyer shëndetshëm, duke konsumuar bimë të egra, ka marrë ajër të pastër, dhe nuk ka pasur stresin e mbijetesës që kanë njerëzit në ditën e sotme.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete 256 vjeç jetëgjatësi kinez li ching yueng sekret 256 vjeç jetëgjatësi kinez li ching yueng sekret

Sondazh

Poll