Art&Argëtim

“Ra shi që ç’ke me të”, rrjeti ‘masakron’ Delina Ficon pas komentit në Facebook

14 Mars 2019, 18:25 Nga DOSJA
“Ra shi që ç’ke me të”, rrjeti

TIRANË- Kryeqyteti sot ishte i qetë, pasi festimet e Ditës së Verës u shtynë për në datën 17 mars. Ishte ky një vendim i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për shkak se mendohej që do të binte shi me gjyma.

Deri në mesditë kur filluan disa pika shiu, Tirana u mbulua vetëm nga një qiell me re të zeza. Por të kundërtën mendon aktivistja Delina Fico, e cila në një koment në Facebook shkruan se sot ka rënë shumë shi në Tiranë. Fico shton se nuk mohohet dot që ka rënë shi, pasi do të ishte shumë e rëndë.

“Epo që të arrijë puna sa të mohohet që ra shi sot, kjo është vërtetë shumë e rëndë. Ra që ç’ke me të. Në orën 14:40 kur unë isha në rrugë binte mire shi”, shkruan Fiço.

Menjëherë pas këtij komenti, rrjeti ka “masakruar” aktivisten duke i bërë dhe meme. Kujtojmë që pak ditë më parë Veliaj propozoi që festimet e Ditës së Verës (Lexo këtu) të bëheshin të dielën, pasi parashikimet e motit të gjitha flisnin për një mot shumë të keq.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale delina fico dita e veres erion veliaj komenti ne facebook memet ne rrjet shi ne tirane delina fico dita e veres erion veliaj komenti ne facebook memet ne rrjet shi ne tirane

Sondazh

Poll