Art&Argëtim

U quajt ‘molla e sherrit’ mes JLo-së dhe Alex, Jessica tregon të vërtetën

15 Mars 2019, 13:50 Nga DOSJA
U quajt ‘molla e sherrit’ mes JLo-së dhe Alex, Jessica tregon

Duket se jo të gjithë e pranuan fejesën e Jennifer-it me Alex Rodriguez, bejsbollisti Jose Canseco, i cili pretendoi se Alex e tradhton Jennifer-in me ish-gruan e tij, Jessica Canseco.

Gjithashtu u përfol edhe për një ndarje të çiftit, por ditën e sotme përmes një postimi në Twitter, Jessica Casenco ka treguar të vërtetën e kësaj çështje.

“Ato akuzat false që po bën Jose janë të pavërteta. E njoh Alex-in prej shumë vitesh dhe nuk e kam takuar për të paktën 5 vitet e fundit. Sigurisht që nuk kam fjetur me të. Jam mikesh me të dy, atë dhe Jennifer-in. Sa për Jose-n ai mund të vazhdojë të luajë me miqtë e tij alien”,– shkruan ajo në statusin në Twitter.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alex rodriguez jennifer lopez jessica canseco alex rodriguez jennifer lopez jessica canseco

Sondazh

Poll