Art&Argëtim

‘I vetmi gabim që bëri Kejsi’, Olta Boka rrëfehet për herë të parë pas deklaratës që krisi miqësinë e tyre

15 Mars 2019, 10:07 Nga DOSJA
‘I vetmi gabim që bëri Kejsi’, Olta Boka rrëfehet

Vetëm para disa kohësh Kejsi Tola e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, u pyet se cila nga vajzat e shobiz-it sipas saj, po përpiqet shumë por nuk po i ndrit ylli? Kejsi i la pa fjalë të gjithë kur zgjodhi të thonte emrin e mikeshës së saj të ngushtë, Olta Bokën.

Nga kjo deklaratë në median rozë shpërthyen lajmet se marrëdhënia e ngushtë midis dy këngëtareve qenka prishur. Mirëpo nga Olta Boka nuk patëm asnjë prononcim për këtë pjesë.

Vajzat nuk janë parë më nën shoqërinë e njëra tjetrës në daljet publike dhe kjo i ka shtuar më tej dyshimet.

E ftuar në emisionin “Thumb”, Olta Boka nuk i ka shpëtuar pyetjes lidhur me miqësinë e saj me Kejsi Tolën. Dy moderatoret e kanë pyetur këngëtaren se si qëndron e vërteta dhe Olta ka dhënë një përgjigje për këtë.

“Pavarsisht deklaratës së Kejsit, absolutisht e kuptova. I vetmi gabim që mendoja unë që mund të ketë bërë, mund ta kishte justifikuar alternativën e vet duke thënë, ej shikoni se do më kuptojë.”-u shpreh Olta në përgjgije të pyetjes.

Kjo na la të kuptojmë se Kejsi ka zgjedhur emrin e mikeshës së saj me mendimin që vetëm ajo nuk mund tja marri seriozisht, duke shmangur konfliktet me të tjerë emra. Megjithatë një hatërmbetje e vogël është e dukshme midis dy këngëtareve.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gabim kejsi tola miqësi nuk i shndrin ylli olta boka gabim kejsi tola miqësi nuk i shndrin ylli olta boka

Sondazh

Poll