Aktualitet

Zjarri masiv "përpin" një grumbull gomash makinash në Fushë-Milot! Tymi i dendur vështirëson lëvizjen e mjeteve

Mësohet se flakët kanë shkaktuar një sasi të madhe tymi që ka mbuluar pjesërisht rrugën kryesore dhe ka vështirësuar qarkullimin në aksin Lezhë–Laç.

3 Nëntor 2025, 20:31 Nga M.L
Zjarri masiv "përpin" një grumbull gomash makinash në
Foto ilustruese

MILOT- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një grumbull gomash në zonën e Fushë-Milotit. Mësohet se flakët kanë shkaktuar një sasi të madhe tymi që ka mbuluar pjesërisht rrugën kryesore dhe ka vështirësuar qarkullimin në aksin Lezhë–Laç.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të mbështetura edhe nga efektivë të Lezhës, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zonat përreth.

Bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa shkaku i rënies së zjarrit mbetet ende i paqartë. Policia ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes./ Dosja.al

zjarr ne aksin lezhe-laç trafik

Sondazh

Poll