Aktualitet

"Stacioni ynë i ardhshëm është BE"/ Andis Salla: Do të mbërrijmë me dinjitet me produktin tonë...

Salla, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Rektorit të UBT-së Fatbardh Sallaku dhe ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, vlerësoi UBT-në si një shtyllë të dijes dhe formimit profesional që ka mbajtur gjallë bujqësinë shqiptare për më shumë se 70 vite.

3 Nëntor 2025, 17:20 Nga E. D
"Stacioni ynë i ardhshëm është BE"/ Andis Salla:
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ishte sot i pranishëm në Konferencën e V-të Ndërkombëtare të Shkencave të Jetës dhe Bujqësisë. Salla, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Rektorit të UBT-së Fatbardh Sallaku dhe ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, vlerësoi UBT-në si një shtyllë të dijes dhe formimit profesional që ka mbajtur gjallë bujqësinë shqiptare për më shumë se 70 vite.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi se bashkëpunimi mes MBZHR dhe UBT do të vijojë për krijimin e Urdhrit të Agronomit, forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe punësimin e studentëve ekselentë, duke e cilësuar dijen dhe inovacionin si motor të transformimit të bujqësisë shqiptare dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së saj, ministri ndaloi te rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë e kapitujve 11, 12 dhe 13, që lidhen me bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe peshkimin.

“UBT ka qenë për 74 vite kështjella e dijes bujqësore në Shqipëri. Ka përgatitur agronomë, veterinerë dhe specialistë që kanë mbajtur gjallë sektorin edhe në kohët më të vështira. Ky kampus është krenari kombëtare, sepse aty ku ka dije, ka zhvillim dhe jetë. Bashkëpunimi mes UBT-së dhe BOKU është një shembull konkret se si arsimi dhe shkenca udhëheqin ndryshimin real. Kjo është rruga që duhet të ndjekim për të ndërtuar një bujqësi moderne dhe konkurruese në tregun europian. 

Përmes këtyre kapitujve, po ndërtojmë një standard të ri dinjiteti për njerëzit tanë në zonat rurale. Kjo është një punë që kërkon bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, akademisë, sektorit privat dhe vetë fermerëve. Ky mision është moral, jo vetëm politik.  E njoh nga afër jetën e fshatit dhe sfidat e përditshme të fermerëve. Për mua, ky mision nuk është thjesht politik është detyrim moral dhe njerëzor. Nuk premtoj gjithçka, por premtoj të bëj ato që janë jetike për bujqësinë, biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Asnjë reformë nuk do të jetë e qëndrueshme pa dijen që lind në këtë universitet. Ministria e Bujqësisë do të jetë partnere e hapur dhe e palodhur për të ecur përpara së bashku me UBT-në. Do të bëjmë që fshati të jetë më i zhvilluar, fermeri më i mbrojtur, agronomi më i respektuar dhe produkti shqiptar më i vlerësuar. Stacioni ynë i ardhshëm është Bashkimi Europian dhe UBT është një nga aleatët tanë më të çmuar në këtë rrugë”, deklaroi Salla./Dosja.al

andis salla

Sondazh

Poll