Aktualitet

Kërkuan 20 mijë euro në këmbim të përshpejtimit të procedurave! AMP i vë prangat ish-gardistit dhe bashkëpunëtorit të tij (MASAT E SIGURISË)

Sipas hetimeve, ish-gardisti, në bashkëpunim me një tjetër person, dyshohet se i ka premtuar një shtetaseje se do ta ndihmonte për të përshpejtuar disa procedura ligjore në një institucion shtetëror, kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.

3 Nëntor 2025, 17:28 Nga M.L
Kërkuan 20 mijë euro në këmbim të përshpejtimit
Foto ilustruese

TIRANA- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vënë në pranga një ish-efektiv të Gardës së Republikës, i cili akuzohet se ka qenë i përfshirë në një skemë korrupsioni. Sipas hetimeve, ish-gardisti, në bashkëpunim me një tjetër person, dyshohet se i ka premtuar një shtetaseje se do ta ndihmonte për të përshpejtuar disa procedura ligjore në një institucion shtetëror, kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh.

Ndaj ish-gardistit është vënë masa e sigurisë arrest me burg ndërsa për bashkëpunëtorin e tij masa detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

NJOFTIMI:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione pubike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1 paragrafi 4 dhe neni 25 të Kodit Penal dhe konkretisht;

➡️ Masa e sigurisë “Arrest në burg” parashikuar në nenin 238 të Kodit të Pr. Penale ndaj Z. M., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficer pranë Gardës së Republikës me gradën Komisar.

➡️Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale ndaj shtetasit K. D., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.

Gjatë veprimeve hetimore, proceduriale shteruese në drejtimin e SPAK u arrit të provohej se këta dy shtetas në role të ndryshme gjatë kryerjes së veprës penale, në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror.

Vijojnë veprimet hetimore për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

amp arreston ish-gardistin tirana

Sondazh

Poll