Aktualitet

Dhunuan prindërit e tyre, arrestohen dy rinjtë në Tiranë

Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi kanë ushtruar dhunë mbi prindërit e tyre.

3 Nëntor 2025, 18:16 Nga E.d
Dhunuan prindërit e tyre, arrestohen dy rinjtë në
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë. Ata janë arrestuar nga forcat blu, pasi kanë ushtruar dhunë mbi prindërit e tyre. Policia ka shoqëruar të rinjtë drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastet.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: A. K., 28 vjeç, pasi dyshohet se në banesë, është konfliktuar verbalisht me babain e tij; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. S, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Xh. A, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie ka kanosur shtetasen L. A; R. M, A. M dhe A. M, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin./Dosja.al

tiranë policia dhunë

Sondazh

Poll