Aktualitet

Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës/ Dënohet banda e shqiptarëve në Belgjikë! Si grupi transportonte drogë me kartona

Mediat vendase bëjnë me dije se Banda drejtohej nga kriminelë shqiptaro-marokenë. Banda u bë e njohur për policinë dy vjet më parë, pasi një varkë u pa në kanalin Ringvaart në Ghent dhe ishte ankoruar pranë një anijeje kolumbiane në port. Gjithashtu disa javë më vonë, një tjetër varkë doli në sipërfaqe dhe një kamera e ANPR-së dalloi një makinë.

3 Nëntor 2025, 20:06 Nga E. D
Trafik kokaine nga Kolumbia drejt Europës/ Dënohet banda e
droga

BELGJIKË- Një bandë ndërkombëtare droge është dënuar në Ghent për kontrabandë kokaine. Tetëmbëdhjetë anëtarë morën dënime me burg deri në shtatë vjet dhe gjoba.Banda kontrabandonte kokainë nga Kolumbia në portin e Ghent duke përdorur paketim kartoni, i cili ishte i mbushur me drogë.

Mediat vendase bëjnë me dije se Banda drejtohej nga kriminelë shqiptaro-marokenë. Banda u bë e njohur për policinë dy vjet më parë, pasi një varkë u pa në kanalin Ringvaart në Ghent dhe ishte ankoruar pranë një anijeje kolumbiane në port. Gjithashtu disa javë më vonë, një tjetër varkë doli në sipërfaqe dhe një kamera e ANPR-së dalloi një makinë.

Brenda saj kishte njerëz të njohur për vepra penale që lidhen me drogën. Në nëntor, autoritetet pasuan bastisjet në shtëpi, përfshirë një në Bree, Limburg dhe zbuluan laboratorin ku dy kolumbianë nxirrnin kokainë. Kokaina ishte e impregnuar në kuti kartoni dhe përdorej si paketim për dërgesat.

Dega belge, kolumbiane dhe shqiptaro-maroke 

Gjatë kontrollit, hetuesit gjetën, kimikate, telefona celularë, pasaporta, para në dorë, ora dore dhe një kovë 7 kilogramëshe me kokainë të lagësht. Hetuesit nxituan edhe më shpejt, pasi kishte shumë më tepër karton gati për tu përpunuar. Po ashtu u zbulua se një bandë ndërkombëtare qëndronte pas kontrabandës së drogës. Konkretisht, dega belge siguroi magazinën për "larjen" e drogës, mjediset dhe pajisjet e nevojshme.

Ndërsa, një degë kolumbiane prodhoi drogën, nën drejtimin e një dege shqiptaro-marokene, e cila ofroi udhëzime. 
Sakaq, dënimet për 18 të pandehurit ndryshojnë në varësi të rolit të tyre në bandë. Të gjithë u dënuan për anëtarësim në një organizatë kriminale, por kishte gjithashtu edhe dënime për operacione logjistike, prodhim droge, kontrabandë, rikuperim droge dhe posedim e shitje (të kanabisit)./Dosja.al

droge policia belge

Sondazh

Poll