Politike

GJK rrëzoi dekretin e Begajt dhe Qeverinë për shkarkimin e Veliajt/ Zbardhen DETAJE nga vendimi: Kushtetuta është mbi ligjin, vendimi i KB i parregullt

Bëhet me dije se në vendimin e GJK thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron më lart se ligji për veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje te rënda.

3 Nëntor 2025, 18:25 Nga E. D
GJK rrëzoi dekretin e Begajt dhe Qeverinë për shkarkimin e
Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot qeverinë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiranë dhe dekretin e Presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë. Bëhet me dije se në vendimin e GJK thuhet që Neni 115 i Kushtetutës qendron më lart se ligji për veteqevrisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje te rënda.

Në vendim thuhet gjithashtu se Këshilli Bashkiak shkeli ligjin me vendimin për shkarkimin e Velijat nga posti i kryebashkiakut. Vendimmarrja e trupës gjykuese ka qenë me shumicë votash 5 me 3, në favor të rrëzimit të vendimit të Qeverisë, e cila kishte miratuar shkarkimin e kryebashkiakut pas propozimit të bërë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës./Dosja.al

gjykata kushtetuese erion veliaj

Sondazh

Poll