Aktualitet

Vidhnin të dhënat personale dhe ato bankare në emër të Postës Shqiptare/ Zbardhet skema e grabitjes që synonte vjedhjen e 5 miliardë lekëve, në hetim dy kinezë

Kjo skemë mashtrimi kishte si qëllim vjedhjen e të dhënave personale të mbi 5,000 qytetarëve shqiptarë.

3 Nëntor 2025, 12:39 Nga E.d
Vidhnin të dhënat personale dhe ato bankare në emër të
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka dhënë detaje nga opercaioni, i cili u zhvillua disa ditë më parë mbi goditjen e krimit kibernetik. Kjo skemë mashtrimi kishte si qëllim vjedhjen e të dhënave personale të mbi 5,000 qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu përmes kësaj ajo synonte edhe vjedhjen prej 5 miliardë lekëve nga llogaritë e tyre bankare.

Policia ka njoftuar se pjesë kryesore të hetimeve janë dy shtetas kinez Haike Yan, 45 vjeç dhe Cunfeng Fan, 51 vjeç. Të dy këta persona ishin zhvendosur disa kohë më parë në Tiranë, ku dhe jetonin në një hotel. Pas kontrollit fizik policia gjeti në ambientet ku ata qëndronin 17 telefona, 1 laptop, 12 pasaporta, 11 karta bankare, 7 karta identiteti dhe 1 patentë. Të gjitha këtë objekte, të cilat janë sekuestruar në cilësin e provës material shërbenin për të ndihmuar skemën e mashtrimit.

Sipas burimeve zyrtare dy shtetasit kinezë dërgonin linqe në emër të Postës Shqiptare dhe pasi qytetarët klikonin linkun ata fitonin akses, tek të dhënat personale dhe më pas tek llogaritë bankare. Në këtë mënyrë ata vidhin të dhënat personale dhe ato bankare. Krimit Kibernetik ra në gjurmët e dy të arrestuarve përmes monitorimit të vazhdueshëm të darkweb-it dhe burimeve të hapura në internet. Policia po heton ende mbi rastin./Dosja.al

të dhënat personale grabitje 5 miliardë lek

Sondazh

Poll