Aktualitet

Ish-gruaja denoncon publikisht ish-drejtorin e OSHEE Durrës: Zbulova që jetoja në bigami, SPAK të verifikojë çfarë lidhje ka me tenderët publikë

Ajo thotë se përmes kompanive HTM shpk dhe Rear shpk, Mehmeti ka përfituar nga tenderat publik të OSHEE. 

3 Nëntor 2025, 10:54 Nga DOSJA
Ish-gruaja denoncon publikisht ish-drejtorin e OSHEE Durrës: Zbulova
Plator Mehmeti

DURRËS- Një grua e cila pretendon se është ish-bashkëshortja e ish-drejtorit të OSHEE në Durrës, Plator Mehmeti, ka denoncuar se ky i fundit është duke përfituar tenderat e OSHEE në këtë qytet. Në një video mesazh për JOQ Albania, ku gruaja njofton se Mehmeti ka kryer bigami gjatë kohës që ishte i martuar me të, ajo shton se ai është i rrezikshëm dhe se ajo bashkë me fëmijën e saj, kanë parë shuma të mëdha parash në zyrën e tij. Ajo thotë se përmes kompanive HTM shpk dhe Rear shpk, Mehmeti ka përfituar nga tenderat publik të OSHEE. 

"Pasi unë zbulova që jetoja në një bigami vendosa të ndahem përfundimisht nga ky person, pasi e njoha dhe në rrethana të tjera. është një person që mbrohet shumë. është një person që është ekonomikisht shumë i fuqishëm dhe mbi të gjitha është një person që është shumë i rrezikshëm. Po flasim për një person ku unë dhe fëmija im kemi parë shuma të mëdha parash në zyrën e tij që ndodhen në Shënavlash. HTM quhet dhe ndodhet përballë me Universitetin e Durrësit. I bëj thirrje Policisë, krimit ekonomik dhe SPAKUT, që të vërtetojë pak këtë person se çfarë lidhje ka me tenderat e OSHEE." thotë gruaja me iniciale N.Q. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Plator Mehmeti është dënuar disa herë nga Gjykata e Durrësit për vepra të ndryshme penale, përfshirë vjedhje të energjisë elektrike, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Dënimet e tij datojnë që nga viti 2004, ndërsa në vitin 2018 ai është shpallur përsëri fajtor për falsifikim formularësh gjatë procesit të dekriminalizimit. Pavarësisht katër dënimeve të formës së prerë, Mehmeti ka vijuar për vite të tëra të mbajë poste publike në OSHEE dhe të përfitojë nga tendera shtetërorë.

plator mehmeti

Sondazh

Poll