Aktualitet

Prodhonte dhe shiste armë të ftohta, nis hetimi për 17-vjeçarin në Shkodër

I mituri dyshohet se prodhonte dhe shiste armë të ftohta.

3 Nëntor 2025, 12:04 Nga E.d
Prodhonte dhe shiste armë të ftohta, nis hetimi për
Foto ilustruse

SHKODËR- Policia ka nisur hetimin penal, ndaj një 17-vjeçari në Shkodër. I mituri dyshohet se prodhonte dhe shiste armë të ftohta. Gjatë kontrolit fizik të tij, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë të cilën i mituri e mbante me vete.

Mbi 17-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Policia po heton më shumë mbi rastin.  

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një thikë (biçak), që e mbante pa leje./Dosja.al

shkodër armë të ftohta 17-vjeçari

Sondazh

Poll