Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin dhe përplas një person që lëvizte me biçikletë

Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë.

3 Nëntor 2025, 12:20 Nga E.d
Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin dhe përplas një
Foto ilustruse

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë.

I plagosuri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spilalit Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Kryebushat-Harku i Berdicës”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin R. G., i cili po lëvizte me biçikletë./Dosja.al

 

shkodër biçikletë makina

Sondazh

Poll