Politike

VLEN fiton 5 komuna, AKI mjaftohet me 1/ Këta janë fituesit në komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Në ato me shumicë shqiptare, VLEN ka fituar në pesë komuna, AKI në një, ndërsa dy komuna i ka marrë OBRM-PDUKM-ja.

3 Nëntor 2025, 09:14 Nga I.A
VLEN fiton 5 komuna, AKI mjaftohet me 1/ Këta janë fituesit në
Foto Ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka numëruar votat në komunat ku kishte raund të dytë. Në ato me shumicë shqiptare, VLEN ka fituar në pesë komuna, AKI në një, ndërsa dy komuna i ka marrë OBRM-PDUKM-ja.

VLEN ka arritur fitore në komunat: Bogovinë, Dibër, Dollnen, Strugë, Tetovë, ndërsa AKI ka arritur fitore vetëm në Komunën e Studeniçanit. Në Komunën e Kërçovës dhe atë të Bërvenicës, kryetarët e rinj do të jenë nga radhët e partisë maqedonase, OBRM-PDUKM.

Rezultatet në komunat me shumicë shqiptare janë si më poshtë:

Komuna e Bogovinës: Besnik Emshi nga AKI ka marrë 5.040 vota, ndërsa Feti Abazi nga VLEN 6.380.

Komuna e Bërvenicës: Haqim Ramadani nga VLEN ka marrë 4.224 vota, ndërsa e ka humbur garën nga Jovica Ilievski i OBRM-PDUKM 4.369.

Komuna e Dibrës: Fisnik Mela nga VLEN ka marrë 4.369 vota, ndërsa Ramadan Imeri si i pavarur ka marrë 3.674 vota.

Komuna e Dollnenit: Blerim Islami nga VLEN ka marrë 3.979 vota, kurse Sashko Veljanoski 2.799 vota.

Komuna e Kërçovës: Aleksandar Jovanovski nga OBRM-PDUKM ka marrë 13.697, ndërsa Fatmir Dehari nga AKI 11.326.

Komuna e Strugës: Arsim Dalipi nga AKI ka marrë 11.411 vota, kurse Mendi Qyra si i pavarur por i përkrahur nga VLEN, ka marrë 12.040 vota.

Komuna e Studeniçanit: Ejup Abazi nga AKI ka marrë 4.348, ndërsa Azem Sadiku ka marrë 4.141.

Komuna e Tetovës: Bilall Kasami nga VLEN ka marrë 21.004, ndërsa Bajram Rexhepi nga AKI ka marrë 15.958./Dosja.al

komisioni shtetëror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll