Aktualitet

OFL-ja i sekuestron “Audin” e blinduar Landi Muharremit, “Rrumit” nga Shijaku që ishte pjesë e atentatit ndaj prokuror

8 Shkurt 2020, 09:54 Nga DOSJA
OFL-ja i sekuestron “Audin” e blinduar Landi Muharremit,

Tiranë– OFL-ja (Operacioni Forca e Ligjit) vijon aksionin e saj për goditjen e ‘kokave’ të kritmit të organizuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se OFL-ja i ka sekuestruar makinën e blinduar edhe  Landi Muharremit, i njohur ndryshe edhe si ‘Rrumi’ nga Shijaku, që ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoja kur iu bë atentat në Shkozet.  Mësohet se Landi Muharremit i është sekuestruar makina tip Audi  me targë “AA800YY”.

Kush është Landi Muharremi?

Muharremi nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Landi Muharremi që njihet dhe si i “tmerrshmi i Sukthit”, u shpall në kërkim në atë kohë dhe akuzohej si autori i rrahjes së biznesmenit. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria. ‘Omnix Albania’, kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Por pas dhunimit fizik që iu bë presidentit të Omnix Fadi Mitri, kompania u tërhoq nga investimi në Shqipëri.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren landi muharremi anti-kçk-ja zbret në terren landi muharremi

Sondazh

Poll