Aktualitet

Hodhi qeset me kanabis dhe ia mbath me vrap sapo sheh policinë, arrestohet 26- vjeçari në Tiranë

8 Shkurt 2020, 10:45 Nga DOSJA
Hodhi qeset me kanabis dhe ia mbath me vrap sapo sheh policinë, arrestohet

TIRANË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur me drogë e ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale: A. C., 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili në momentin e konstatimit nga policia ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap.

Njoftimi i policisë: 

Nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat“, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë, shtetasi A. C., 26 vjeç, banues në Tiranë. Forcat e Posaçme “Shqiponjat” duke patrulluar në rrugën “Ndre Mjeda” kanë konstatuar shtetasin A. C., i cili në momentin e konstatimit ka hedhur në tokë tri qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ajo e cannabis sativa dhe është larguar me vrap. Gjatë prangosjes ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person posedim droge tirane arrestohet nje person posedim droge tirane

Sondazh

Poll