Aktualitet

Lirimi i të burgosurve me kusht, kreu i ILD nis verifikimet, Metani: Inspektorët do të monitorojnë çdo gjyqtar dhe prokuror

8 Shkurt 2020, 10:06 Nga DOSJA
Lirimi i të burgosurve me kusht, kreu i ILD nis verifikimet, Metani:

TIRANË- Artur Metani, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë ka zhvilluar sot konferencën e parë për mediat që prej marrjes së detyrës.  Kryetari i ILD iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve për gjendjen e drejtësisë. Metani sqaroi se prioriteti i ILD është lirimi i të dënuarve para kohe, referuar këtu rastit më të fundit, atij të Endrit Dokles. (Lexo këtu të gjitha zhvillimet për ngjarjen). 

“Drejtësia e bardhë ose e zezë është vlerësim politik. Unë kam detyrë të monitoroj çdo vendim gjykate apo prokurore, për detyrën që më ka ngarkuar Kuvendi. Me aq pak sa kam parë ankesat janë të gjithëllojshme. Prioriteti im kryesor është fenomeni i të liruarve para kohe me kusht. Dua të shmang emra konkretë. Rëndësi ka fenomeni, inspektorët do të bëjnë verifikime, dhe çfarë del nga fenomeni do bëhet publike kur të jetë gati.”-tha Metani. 

Metani ka thënë se ILD do të nisë punën, dhe se gjithashtu ka nisur edhe shqyrtimi i ankesave. “Kanë ardhur ankesat e para që prej 1 shkurit. ILD është një institucion i pavarur dhe i ri. Kemi ngritur në ILD një strukturë provizore, ndërsa vendet vakante do të prezantohen në faqen e ILD.”-tha Metani. 

Kreu i ILD nuk pranoi të komentonte paketën ‘Anti-KCK’ që ka në fokus edhe gjyqtarët e prokurorët. “Akti normativ kundër ‘KCK’, që është për pasurinë s’ka lidhje me mua dhe punën time.”-tha Metani. 

Ai iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve,se a ka ndikuar e motra e tij, Eglantina Gjermeni në zgjedhjen në krye të ILD, ai tha “Unë vlerësoj që koha është tregues për gjithçka dhe gjyqtari më i mirë për të gjithë”.

Artur Metani u zgjodh disa ditë më parë nga Kuvendi me 98 vota pro, në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Pak ditë më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e kishte renditur të parin Metanin dhe nëse nuk do votohej nga Kuvendi emri i tij do zgjidhej automatikisht.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur metani endrit dokle ild nis punen lirimi i te burgosurve para kohe artur metani endrit dokle ild nis punen lirimi i te burgosurve para kohe

Sondazh

Poll