Politike

Gramoz Ruçi në homazhe: Fatos Nano vëllai im! I vetmi politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet

Gjatë një deklarate për mediat, Ruçi u shpreh se Nano do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit, të cilat humbi dha dorëheqjen të parevokueshme.

2 Nëntor 2025, 11:51 Nga E.d
Gramoz Ruçi në homazhe: Fatos Nano vëllai im! I vetmi politikan
Gramoz Ruçi

TIRANË- Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në pallatin e Kongreseve, në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano. Gjatë një deklarate për mediat, Ruçi u shpreh se Nano do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit, të cilat humbi dha dorëheqjen të parevokueshme. 

Ish-kryetari i Kuvendit, Ruçi tha se Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet.

"Një komb e një popull e shfaq veten me njerëzit që nxjerr, por njëherësh e shfaq veten edhe për mënyrën se si i nderon dhe përkujton ata. Sot është dita që të nderojmë e të përkujtojmë Fatos Nanon. Si të parin themelues të PS, si i parë reformues i PS, si i pari demokratizues i PS, si i pari transformues i PS. Nano si lider i PS në 14 vite kur nuk ka për të ndodhur më që në harkun e 14 viteve, 4 vjet ti kalosh në izolim dhe 8 vjet ta mbash forcën politike në pushtet pikërisht në dekadën e parë të themelimit dhe transformimit të kësaj force politike si asnjë forcë politike.

Do mbahet mend si i pari që në zgjedhjet para dhe të fundit që humbi dha dorëheqjen të parevokueshme duke e lënë të lirë partinë politike dhe gjeneratën re për të marrë drejtimin e kësaj force politike. Do të mbahet mend si i pari që tezën që tha se do të sakrifikoj pushte për të ndërtuar shtet, nuk e kishte thjesht një predikim, por e bëri realitet kur ishte vetë në pushtet duke i hapur rrugën dy djemve të rinj të PS për tu bërë kryeministër dhe për të lanë karrigen e kryeministrit dhe se Fatos Nano do ngelet një qytetar ekselent, një intelektual i klasit të parë, një politikan rrace dhe do të mbahet mend si i pari politikan që në demokraci është persekutuar 4 vjet. I paharruar kujtimi i vëllai tim dhe kryetarit tim, Fatos Nano, u prehtë i qetë ai se sot e kanë nderuar e përkujtuar përfaqësues nga territori i Shqipërisë, por jo vetëm”, tha Ruçi./Dosja.al

gramoz ruçi fatos nano homazhe

Sondazh

Poll