Politike

Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon: Figurë kyç e tranzicionit shqiptar, transformoi Partinë e Punës në forcë socialdemokrate europiane

Gjatë një deklarate për mediat, Blushi tha se Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

2 Nëntor 2025, 11:31 Nga E.d
Tedi Blushi në homazhet për Fatos Nanon: Figurë kyç e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi  ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në Pallatin e Kongreseve në nder të ish-kryeministri Fatos Nano. Gjatë një deklarate për mediat, Blushi tha se Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane.

Sekretari i përgjithshëm i PL tha se uron që e majta shqiptare të udhëhiqet në vazhdim nga dy qëndrimet e Nanos "të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet" dhe "organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati".

“Në emër të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z.Ilir Meta, në emër të Partisë së Lirisë dhe në emrin tonë personal u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe simpatizantëve të Fatos Nanos. Z. Nano do të kujtohet si një figurë politike kyç e tranzicionit shqiptar, i cili pati meritën e transformimit të Partisë së Punës, në një parti socialdemokrate europiane. Dy qëndrimet e tij politike "të lëshojmë pushtet për të ndërtuar shtet" dhe "organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e të barabarta është më i rëndësishëm se rezultati" uroj të udhëheqin të majtën shqiptare”, tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi fatos nano ilir meta

Sondazh

Poll