Politike

Homazhet për Fatos Nanon/ Ish-ministri Arben Malaj: Qeverisja e tij u fokusua tek paqja sociale, uroj të shërbejë si model për inspirim

Gjatë një deklarate për mediat, Malaj tha se qeverisja e tij u fokusua tek paqja sociale dhe uroi që kjo të shërbente si model për inspirim. 

2 Nëntor 2025, 10:30 Nga E.d
Homazhet për Fatos Nanon/ Ish-ministri Arben Malaj: Qeverisja e tij u
Arben Malaj

TIRANË- Ish-ministri Arben Malaj ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroj jetë me 31 tetor. Gjatë një deklarate për mediat, Malaj tha se qeverisja e tij u fokusua tek paqja sociale dhe uroi që kjo të shërbente si model për inspirim. 

“E gjithë qeverisja e tij ishte fokusuar në këtë drejtim, që të gjendeshin hapësira për të harruar ‘97 dhe për të ndërtuar paqe duke lënë hapësira përfaqësimi në institucionet kushtetuese dhe për opozitën e vendit. Është një model i veçantë, të shpresojmë që do të respektohet dhe do të shërbejë për inspirim”, tha Malaj./Dosja.al

arben malaj homazhe fatos nano

Sondazh

Poll