Politike

Maqedonia e Veriut zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, votohet për kryetarë në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

Në qytetin e Shkupit dhe në 32 komuna do të zgjidhen kryetarët e komunave.

2 Nëntor 2025, 10:00 Nga E.d
Maqedonia e Veriut zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale,
Foto ilustruse

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut do të zhvilloj raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në qytetin e Shkupit dhe në 32 komuna do të zgjidhen kryetarët e komunave.

Për këtë raund të dytë qytetarët do të votojnë në Shkup, Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.

Në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, kanë të drejtën e votës 1.013.375 votues. Ndërsa në Shkup kanë të drejtë vote 474.304 votues. Në Shkup dhe në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse po zgjidhen kryetari i Qytetit të Shkupit dhe vetëqeverisja lokale. Ndërsa në Shuto Orizari do të përdoren tre vendvotime për kryetarë bashkie dhe do të ketë rizgjedhje për këshilltarë.

Në komunat e mbetura, do të votohet vetëm për kryetarin e komunave. Procesi i votimit ka  nisur në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00. Këto janë zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë bashkishë dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit./Dosja.al

maqedonia e veriut 32 komuna shkup

Sondazh

Poll