Politike

Homazhe për Fatos Nanon, Erion Braçe: Na dha të gjithëve mundësinë të rriteshim dhe ta bënim PS-në më të mirë

Gjatë një deklarate për mediat, Braçe u shpreh se Nano u dha të gjithëve mundësinë të rriteshim dhe ta bënin PS-në më të mirë.

2 Nëntor 2025, 10:32 Nga E.d
Homazhe për Fatos Nanon, Erion Braçe: Na dha të gjithëve
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili ndërroj jetë me 31 tetor. Gjatë një deklarate për mediat, Braçe u shpreh se Nano u dha të gjithëve mundësinë të rriteshim dhe ta bënin PS-në më të mirë.

Ai tha se ish-kryeministri Nano iu dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan.

“Nano i dha mundësi të gjithëve papërjashtim, edhe atyre që ishin në rrënojat e partisë së punës dhe dolën prej saj dhe të gjithë të tjerëve që iu bashkuan PS më pas. Pa i mohuar kurrkujt mundësinë për tu rritur zhvilluar dhe bërë karrierë brenda PS. I dha lirinë të bëheshin njerëz më të mirë dhe të bënin një parti edhe më të mirë se sa ajo që trashëguan”, tha Braçe./Dosja.al

erion braçe ps fatos nano

Sondazh

Poll