Në ‘skanerin’ e OFL-së/ Pas Dash Gjokës, i sekuestrohen mjetet e blinduara, Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe Landi Muharr
8 Shkurt 2020, 09:25Nga DOSJA
TIRANE– Operacioni Forca e Ligjit pas Dashamir Gjokës u ka sekuestruar makinat e blinduara edhe 3 të ‘fortëve’ të tjerë, që janë Saimir Taullau, Durim Bami dhe Landi Muharremi. Burimet bëjnë se Muharremi, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut, i është sekuestruar makina tip Audi me targë “AA800YY”.
Dosja.al raportoi më herët se biznesmeni Gjoka u ndalua dje nga Policia e Shtetit pranë zonës së Rinasit, teksa ishte duke udhëtuar me fuoristradën e blinduar të tij, ku iu sekustrua edhe makina. Dy ditë më parë, operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar “llogari” Gjokës lidhur me pasurinë e tij. (Lexo këtu)OFL i ka vënë në dispozicion Gjokës formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dhe burimit të origjinës së parave.
Në një komunikim për shtyp, OFL sqaroi se Dashamir Gjokës, i kërkohet deklarimi pasi është i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore. Edhe SaimirTaullaut, një emër i njohur i krimit në vend, OFL-ja i dërgoi një ditë më parë formularin për të deklaruar brenda dy ditësh pasurinë e tij.
Durim Bami, është një emër tejet i njohur për drejtësinë shqiptare. I forti i Niklës, akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale dhe tanimë i sekuestrohet makina nga OFL, si një pasuri e dyshimtë e përfituar nga paratë e krimit. Aksion për sekuestrim makinash, OFL e ka zgjatuar edhe në Gjirokastër, ku janë sekuestruar 10 makina luksoze, në Durrës, 11, ndërkohë që vijojnë kontrollet edhe në Fier, Berat, Korçë, Elbasan dhe Sarandë.
NJOFTIMI I OFL:
Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit. Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve: S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Tiranë- Dekani i fakultetit të artit skenik, aktori Petrit Malaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar një ngjarje aspak të këndshme që i ka ndodhur në n...
Tiranë- Gjatës natës Policia Rrugore ka vijuar monitorimin me radar të segemtit Sauk-Teg. Policia njofton se për 240 minuta monitorim me radar u evidentuan vetë...
Neni 134 Kodi Penal përcaktohet se: “ Vjedhja e pasurisë dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Dritan Memushi, pronar i një rrjeti kablloresh në disa q...
Elbasan- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Elbasan -Peqin, në fshatin Murras. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka rënë ...
Shqipëri- Ditën e sotme nuk do të ketë reshje në vend. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se temperaturat mininale në vendet malore...
Blegtorët shqiptarë prej vitesh vuajnë mungesën e politikave të qarta mbështetëse. Në kufijtë e mbijetesës, një pjesë po shkon drejt mbylljes, ndërsa pjesa tjet...
TIRANË- Mihallaq Qirjo, ekspert mjedisi, theksoi se në kryeqytetet evropiane këto matje janë në kohë reale. I ftuar në emisionin “Ekopolitikë”, Qirjo u shp...
TIRANË- Unë vetë ka ca kohë që nuk e ndjek Rain me vëmendjen që e kam ndjekur vite më përpara. Por kur vjen muaji shkurt, që është muaji i Sanremo, unë ule...
TIRANË– Publikohet për herë të parë një stimulim 3D të rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga.Emisioni “Dossier” në RTSH tregon hap ...
TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” janë drejtuar shumë prindër të shqetësuar, për shkak se nuk mundet të regjistrojnë fëmijët e tyre të porsalindur. D...