Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ “Benzi” përfundon në lumin Shkumbin, humb jetën shoferi 35-vjeçar (VD)

8 Shkurt 2020, 06:59 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Elbasan/ “Benzi” përfundon

Elbasan- Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin Elbasan -Peqin, në fshatin Murras. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka rënë në lumë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj, 35-vjeçari me iniciale S.S. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses bënë të mundur nxjerrjen e mjetit nga lumi,  ku brenda tij u gjet i pa jetë 35-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Murras, shtetasi  S.S., 35 vjeç,  banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dal nga rruga dhe  ka rënë në lumin Shkumbin, për pasojë ka ndëruar jetë  drejtuesi i mjetit. Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses  bënë të mundur nxjerrjen e mjetit  nga lumi ku brenda tij u gjet i pa jetë drejtuesi i mjetit shtetasi S.S. Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan makina përfundon në lumin shkumbin aksident ne elbasan makina përfundon në lumin shkumbin

Sondazh

Poll