Politike

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë/ Takim me Dumanin, ministra dhe deputetë nga opozita

Zyrtari i lartë amerikan Fleming, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.

31 Tetor 2025, 19:55 Nga E.d
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit mbërrin në Tiranë/ Takim me
Mark Fleming

 TIRANË- Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, Mark Fleming ka vizituar sot ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Zyrtari i lartë amerikan Fleming, ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.

Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, ka takuar edhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe ministren e Brendshme, Albana Koçiu. Ky takim ka ndodhur në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK.

Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe funksionarë të tjerë të lartë. Në takim kanë marrë pjesë edhe Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetët Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku./Dosja.al

shba spak mark fleming

Sondazh

Poll