Politike

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Bamir Topi: Një politikan liberal dhe komunikues modern në politikë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topi u shpreh se ish-kryeministri Nano ishte një politikan qytetar liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri.

31 Tetor 2025, 18:53 Nga E.d
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Bamir Topi: Një politikan liberal dhe
Fatos Nano

TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topi u shpreh se ish-kryeministri Nano ishte një politikan qytetar liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri.

Ai tha se sjellja e tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis. Topi deklaroi se i ishte mirënjohës Nanos, pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për ta votuar si president i Republikës, duke mënjanuar krizën politike e kushtetuese.

"Nano ishte një politikan qytetar liberal dhe komunikues modern në politikë e në shoqëri. Sjellja tij politike me kundërshtarët politikë ishte plot predispozicion për dialog e kompromis. Personalisht i jam mirënjohës pasi tejkaloi pozicionin e tij politik për të më votuar si president i Republikës duke mënjanuar krizën politike e kushtetuese. U prehtë në paqen e përjetshme", shkruan Bamir Topi./Dosja.al

fatos nano bamir topi politikan

Sondazh

Poll