Politike

"U prehtë në paqe"/ Ndarja nga jeta e Nanos, reagon Haradinaj: Kontribues kyç i çështjes shqiptare

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Nano ishte kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

31 Tetor 2025, 17:56 Nga E. D
"U prehtë në paqe"/ Ndarja nga jeta e Nanos, reagon
Ramush Haradinaj

TIRANË- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Fatos Nano. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Nano ishte kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

"Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj./Dosja.al

ramush haradinaj

Sondazh

Poll