Politike

"Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë"/ Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Kreu i BDI: La gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë

Ahmeti tha se ish-kryeministri Nano ishte një njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike dhe një personalitet, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

31 Tetor 2025, 16:11 Nga E.d

"Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë"/ Ndarja

TIRANË- Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti tha se me Nanon i lidhte bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë.

Ahmeti tha se ish-kryeministri Nano ishte një njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike dhe një personalitet, i cili la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë. Në fund, Kreu i BDI i shprehu ngushëllimet familjes dhe miqëve të tij.

"Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim të vjetër, shokut tim të orëve të vështira, Fatos Nano. Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët.

Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë. Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan. U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë," tha Ali Ahmeti./Dosja.al

fatos nano ali ahmeti bdi

Sondazh

Poll