Politike

Çfarë dokumenti morët për bazë për mungesën e Veliajt në krye të detyrës?/ Përfaqësuesi i Kryeministrisë: Vepruam pas Këshillit bashkiak

Gjatë seancës e cila po zhvillohet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, avokati i pyeti se cili ishte dokumenti, me të cilin ky organ vërtetoi se Kryetari i bashkisë Tiranë mungonte prej tre muajsh në detyrë.

31 Tetor 2025, 16:31 Nga E.d
Çfarë dokumenti morët për bazë për mungesën
Erion Veliaj

TIRANË- Avokati i Erion Veliaj iu ka drejtuar një pyetje përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave. Gjatë seancës e cila po zhvillohet në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, avokati i pyeti se cili ishte dokumenti, me të cilin ky organ vërtetoi se Kryetari i bashkisë Tiranë mungonte prej tre muajsh në detyrë. 

Pyetja: Pretendohet që nuk kishte rëndësi thirrja, prezenca e zotit Veliaj tek këshilli i ministrave për shkak se fakti që ai mungonte ishte evident, ishte konstatuar nga këshilli bashkia dhe nuk do ndryshonte asgjë. Mirëpo aktet shkresat praktikat që erdhën nga këshilli bashkiak, cila prej shkresave akteve vërteton faktin! Se mungonte vendimi i masës së sigurisë, mungonte lista prezencca, mungonte një shkresë nga burimet njerëzore. Në mungese të këtyre akteve si e konstatoi këshilli i ministrave mungesën?

Përgjigje: Këshilli i ministrave e kontatoi në 2 variante. E para nga propozimi i këshillit bashkia, miratimi i prefektit dhe fakti i njohur botërisht./Dosja.al

erion veliaj këshillit të ministrave  avokati

Sondazh

Poll