Politike

“U prehsh në paqe Kryetar”, Manastirliu për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Lideri që drejtoi PS në kohëra sfiduese la gjurmë të pashlyeshme në politikën shqiptare

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manastirliu tha se Nano ishte lideri, i cili themeloi dhe drejtoi Partinë Socialiste në kohëra sfiduese. 

31 Tetor 2025, 16:40 Nga E.d
 
“U prehsh në paqe Kryetar”, Manastirliu për ndarjen nga
Fatos Nano

TIRANË- Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Manastirliu tha se Nano ishte lideri, i cili themeloi dhe drejtoi Partinë Socialiste në kohëra sfiduese. 

Manastirliu shkruan se Nano la gjurmë të pashlyeshme në politikën shqiptare. Në fund, ajo i shprehu ngushëllimet familjes dhe miqve të ish-kryeministrit Fatos Nano.

“U prehsh në paqe Kryetar. E trishtuar për ndarjen nga jeta të udhëheqësit historik të socialistëve shqiptarë, Fatos Nano. Lideri që themeloi dhe drejtoi Partinë Socialiste në kohëra sfiduese për vendin dhe la gjurmë të pashlyeshme në politikën shqiptare. Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe familjes sonë të madhe socialiste”, shkruan Manastirliu./Dosja.al

fatos nano ish-kryeministri ogerta manastirliu 

Sondazh

Poll