Politike

"Nesti Angoni nuk ekziston"/ Veliaj - Këshillit të Ministrave: Ndoshta s’do më kishit shkarkuar se nesër ky mund të shpikë dhe për juve!

Gjatë seancës gjyqsore në Gjykatën Kushtetuese Veliaj tha se nëse do të kishte marrë pjesë, diskutimi do të bënte të mundur thënien e disa të vërtetave, sipas tij.

30 Nëntor -1, 00:00 Nga E.d
"Nesti Angoni nuk ekziston"/ Veliaj - Këshillit të
Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj ka deklaruar sot nuk e mund ta di nëse do të kishte ndryshuar diçka, nëse do të ishte ftuar në Këshillin e Ministrave. Gjatë seancës gjyqsore në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj tha se nëse do të kishte marrë pjesë, diskutimi do të bënte të mundur thënien e disa të vërtetave, sipas tij.

Ai tha se nëse Këshilli i Ministrave do të kishte marrë vesht se prokurori që po heton rastin e tij është në konflikt interesi me personin në hetim, do ishte stepur nga vendimi.

“A do të kishte ndryshuar gjë nëse unë do të ftohesha në Këshillin e Ministrave. Nuk mund ta di. Por di të them se forca e argumentit njerëzit i ndryshon. Nëse do ju thoja që jam në konflikt interesi me një prokuror për të cilin ka pasur debate për një leje ndërtimi. Ndoshta nuk do ishit nxituar dhe do të thonit që një. Ndoshta duhet të ndërhyjmë në ligjin e konfliktit të interesit që një prokuror e një kryetar bashki nuk mund të hetojnë njëri tjetrin kur janë në konflikt interesi.

Nëse do ju thosha që jam prej një njeriu që nuk ekziston, ndoshta këshilli i ministrave do më dëgjonte dhe do të thonte, prit pak se ky Nesti mund të dali nesër dhe të thurë për nene intriga. A do të lëshojmë njerëzit tek hijenat? Kë do të kallëzoj unë për kallëzim të rremë nëse kjo histori nuk është kështu? Ndoshta KM do të thonte që kjo është një mundësi për të filluar një iniciativë ligjore per të mbrojtur kryetarët e bashkive.

Po nëse do të thoja që të gjithë kryetarët e bashkive janë në presion konstant se prokurorët e posaçëm i kërkojnë që t’iu fusin të gjithë fisin në punë. Kjo është e vërtetë dhe në Bashkinë e Tiranës. Ju do të shqetësoheshit si janë të pambrojtur këto njerëz? Ju kërkojnë prokurorët e SPAK leje ndërtimi e t’i fusin njerëzit në punë, dhe kur nuk ia bën i thonë avokatit ia tregoj unë atij. Dëgjesa do na mundësonte të flisnim dhe të dëgjonit historitë përse unë jam në burg”, tha Veliaj./Dosja.al

gjykatën kushtetuese erion veliaj këshilli i ministrave

Sondazh

Poll