Politike

U pyet në SPAK, Balluku: Isha për një çështje në hetim, proces që besoj se do bazohet në transparencë

Pas daljes nga SPAK, Balluku tha për gazetarët se në respekt të organeve të drejtësisë, ka pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim.

31 Tetor 2025, 15:54 Nga E. D
U pyet në SPAK, Balluku: Isha për një çështje në
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga SPAK pasi u mor në pyetje pak më pak se 60 minuta. Pas daljes nga SPAK, Balluku tha për gazetarët se në respekt të organeve të drejtësisë, ka pranuar kërkesën e prokurorisë së posaçme për një çështje në hetim.

“Në respekt të organeve të drejtësisë, kam pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim. Si qytetare e Republikës së Shqipërisë edhe si zyrtare publike, e shikoj si një proces, një proces i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe mbi parimet e drejtësisë tek e cila besoj”, tha Balluku./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll