Politike

Pas avokates së saj, Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Pak minuta më herët në SPAK, mbërriti e para motra e saj avokate, Pamela Qirko.

31 Tetor 2025, 15:13 Nga E. D
Pas avokates së saj, Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Pak minuta më herët në SPAK, mbërriti e para motra e saj avokate, Pamela Qirko.

Bëhet me dije se prokurori që ka firmosur shkresën për kërkesën ndaj Ballukut është Dritan Prençi. Ndërkohë që nuk dihet se me çfarë statusi e ka thirrur SPAK, Ballukun. 

Belinda Balluku e ushtron detyrën e Zv.Kryeministres që prej korrikut 2022. Ndërsa atë të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, që prej janarit të vitit 2019./Dosja.al

 

belinda balluku

Sondazh

Poll

Politike 31 Tetor 2025, 14:37 I.A

Ndahet nga jeta Fatos Nano

Fatos Nano TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nanos ka ndërruar pas disa ditësh në reanimacion. Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh...