Politike

Berisha: Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i qytetarëve është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se eksperti më i shquar i antimafies në Itali ka deklaruar se Shqipëria është më keq se narkoshtet.

31 Tetor 2025, 13:33 Nga E.d
Berisha: Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i qytetarëve
Foto ilustruse

TIRANË- Sali Berisha, udhëheqësi i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se vetëm zëri, energjia dhe entuziazmi i qytetarëve është përgjigja e vetme ndaj asaj çfarë ai e quan "narkoregjim". Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se eksperti më i shquar i antimafies në Itali ka deklaruar se Shqipëria është më keq se narkoshtet.

Kryedemokrati tha se mediat perëndimore dëshmojnë se degët shqiptare të karteleve të Amerikës latine, janë përcaktuese të çmimit të kokainës në Europë. 

"Ndaj dhe një diskutim, ne nisim një proces, i cili duhet të shënojë fjalën e qytetarëve, zërin e tyre të fuqishëm kundër këtij regjimi. Vetëm zëri, energjia, entuziazmi i tyre është përgjigja e vetme ndaj këtij narkoregjimi. Ua them këtu ju, ka jo pak njerëz që mërziten se Berisha thotë për narkoregjim, për narkoshtet, kur eksperti më i shquar i antimafies në Itali thotë se Shqipëria është më keq se narkoshtet. Dhe ai, burrë trim, thotë më keq, se atje nuk bën dot hetim, se t’i nxjerrin të gjitha.
Ndërsa aksionerët e regjimit zemërohen pse unë flas për narkoshtet.

Në një kohë kur janë po mediet perëndimore që dëshmojnë se tashmë degët shqiptare të karteleve të Amerikës latine janë përcaktuese të çmimit të kokainës në Europë. Ai që përcakton çmimet, ai ka aksionet më të mëdha. Ai është më kryesori. Pra, është moment historik, t’i dalim zot qytetarëve shqiptarë, vullnetit të tyre të dhunuar. Pasi ka vjedhur votat dhe mandatet, tani thotë sus, nuk u lë të flisni. Njëlloj si auditit që i thotë nuk do më kontrolloni se unë do vjedh sa të dua. Edhe ne na thotë, do vjedh prapë thotë, prandaj nuk do më kontrolloni. Por absolutisht kurrë jo më!" tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd opozita

Sondazh

Poll