Politike

Berisha: Për të parë egërsinë e Ramës, shihni se ç’bën me Erion Veliajn!

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se opozitës iu hoq e drejta e interpelancës, e drejta e debatit dhe e drejta e komisionit hetimor.

31 Tetor 2025, 13:32 Nga E.d
Berisha: Për të parë egërsinë e Ramës, shihni se
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se për të parë atë çfarë ai e quan "egërsinë" e Kryeministrit Rama, duhet të shihni se çfarë po bën me rastin e Erion Veliajt. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlametar të PD-së, Berisha u shpreh se opozitës iu hoq e drejta e interpelancës, e drejta e debatit dhe e drejta e komisionit hetimor.

"Ndaj dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme. Natyrisht do mblidhen edhe forumet e tjera të PD. PD ka kryesinë, ka këshillin kombëtar. Por që ne, të na e heqë si me auditin, një nga një të gjithë drejtat kushtetuese, ai është një, po ne nuk jemi një, ne jemi 600 mijë. Të na heqë të drejtën e interpelancës. Të na heqë të drejtën e debatit. Të na heqë të drejtën e komisionit hetimor. Po pse shkojmë ne aty? Shkojmë për të thënë se jemi deputetë? Po çfarë vlere kemi ne kur ne nuk arrijmë, nuk kemi mundësi të përmbushim detyrimet më themelore ndaj zgjedhësve tanë.


Duhet të shtrojmë pyetjen se çfarë vlere kemi ne. Ne stoli e një bande që ka instaluar një narkoshtet këtu nuk bëhemi. Nuk mund të bëhemi kurrë. Për të parë egërsinë e tij, shihni se ç’bën me Erion Veliajn. Belindës do ia bëjë edhe më zi. Unë e kam parë që janë gëzuar socialistët me të. Por u them socialistëve se nuk është gjë Lubia se ç’do jetë Linda për ju. Po ato janë punët e tyre, nuk na interesojnë fare ne. Sepse këtu kodi i të drejtave themelore të njeriut nuk ekziston më."/Dosja.al

sali berisha pd opozita

Sondazh

Poll