31 Tetor 2025, 11:38
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se në Gjykatën Kushtetuese nuk po kërkon mëshirë, por vendimarrje të drejtë. Gjatë fjalës së tij, Veliaj është shprehur i bindur se vetëm kjo Gjykatë mund të rikthej shtetin në binarët e Kushtetutës.
Më tej, Veliaj theksoi se shkarkimi i tij nuk është demokraci por përmbysje e demokracisë.
"Kjo nuk është vetëm një padrejtësi njerëzore, por një kontradiktë e hapur kushtetuese, sepse më ndëshkon për një fakt që nuk është as veprim, as shkelje, por një gjendje e imponuar me forcën disproporcionale të vetë shtetit. Nëse kjo kthehet në precedent, atëherë çdo qytetar i këtij vendi do të jetojë me frikën se mund të ndëshkohet jo për atë që ka bërë, por për atë që cilido pushtet vendos t’i faturojë apriori. E nderuar Gjykatë, Nëse pranohet që një kryebashkiak i zgjedhur me votën e popullit mund të hiqet nga detyra pa vendim të formës së prerë, atëherë nga nesër çdo qytet, çdo bashki dhe çdo mandat popullor mund të bjerë pre e vendimeve politike të momentit. Në atë çast, zgjedhjet humbin kuptimin, vota humbet peshën dhe sovraniteti qytetar zëvendësohet nga vullneti i atyre që duan të sundojnë në emër të ligjit, por duke e përmbysur vetë ligjin.
Kjo nuk është demokraci. Kjo është përmbysje e demokracisë. Ky nuk është prezumim pafajësie, por prezumim fajësie, dhe aty ku pafajësia zëvendësohet nga paragjykimi, drejtësia pushon së ekzistuari. Unë nuk jam sot këtu për të kërkuar mëshirë apo privilegj. Vij për të kërkuar drejtësi kushtetuese. Drejtësia është mburoja morale dhe fundore e Republikës, ajo që mbron rregullin që na mban bashkë si shoqëri. Ajo që e ndan shtetin e drejtë nga shteti i frikës, ligjin nga arbitrariteti dhe Republikën nga çdo formë sundimi.
Në këtë moment vendimtar, Ju nuk jeni thjesht një gjykatë që shqyrton një shkarkim nga detyra të një kryebashkiaku. Ju jeni — siç e ka përshkruar Alexander Hamilton, një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara — “trupi ndërmjetës midis popullit dhe pushtetit”, i krijuar për ta mbajtur pushtetin brenda kufijve që i ka caktuar Kushtetuta. Kur pushteti e tejkalon veten, kur vullneti politik kërkon të zëvendësojë ligjin, vetëm gjykata juaj Kushtetuese ka fuqinë dhe detyrën ta ndalojë. Vetëm kjo gjykatë mund ta rikthejë shtetin në binarët e Kushtetutës dhe të mbrojë qytetarin nga abuzimi i pushtetit që ai vetë ia ka dhënë," tha Veliaj.
erion veliaj
Politike
31 Tetor 2025, 11:25
M.L
Ermal Yzeiraj
TIRANA- Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka folur në seancën në Gjykatën Kushtetuese ku klienti i tij ankimon shkar...
Politike
31 Tetor 2025, 11:30
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lajmëruar rezistencë në lidhje me shkarkimin e tij. Gjatë fjalës në G...
Politike
31 Tetor 2025, 11:28
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se Republika e vendit sot nuk po kërcënohet nga asnjë armik e jasht&e...
Politike
31 Tetor 2025, 11:23
I.A
Erion Veliaj
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet...
Politike
31 Tetor 2025, 11:23
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një shkresë ...
Politike
31 Tetor 2025, 11:20
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë fjalës së tij në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet...
Politike
31 Tetor 2025, 11:19
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e parë në Gjykatën Kushtetuese ditën e sotme. Gjat&eum...
Politike
31 Tetor 2025, 11:02
I.A
Sonila Bejtja
TIRANË- Gjyqtarja dhe relatorja e çështjes Sonila Bejtja ka lexuar në seancën e sotme pretendimet e palë...
Politike
31 Tetor 2025, 10:49
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Demokrati Gjin Gjoni ka paraqitur në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike k&eu...
Politike
31 Tetor 2025, 10:41
M.L
Mbledhja e qeverisë në detyrë
KOSOVA- Qeveria në detyrë e Kosovës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 të premten,...