Aktualitet

PUBLIKOHET stimulimi 3D/ Nga nxjerrja me zor nga makina, si u rrëmbye me Range Rover të bardhë në mes të Kamzës Jak Prenga

7 Shkurt 2020, 21:25 Nga DOSJA
PUBLIKOHET stimulimi 3D/ Nga nxjerrja me zor nga makina, si u rrëmbye me

TIRANË– Publikohet për herë të parë një stimulim 3D të rrëmbimit dhe vrasjes së 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga.

Emisioni “Dossier” në RTSH tregon hap pas hapi momentin e rrëmbimit të Jak Prengës në Kamëz që nga momenti kur ai nxirret në mjeti i tij, qëllohet me armë dhe futet me urgjencë në një Range Rover të bardhë për t’u nisur drejt Shijakut në resortin “Golden”.

Stimulimi tregon me hapa dhe hartë të gjithë rrugëtimin që dyshohet se kanë bërë të akuzuarit për pengmarrjen dhe vrasjen.

VIDEOJA: 

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.

Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez jak (jani) prenga pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll