Aktualitet

Berati mbushet me policë, dhjetëra efektive kontrolle në rrugë në kërkim të ‘të fortëve’

7 Shkurt 2020, 18:53 Nga DOSJA
Berati mbushet me policë, dhjetëra efektive kontrolle në

BERAT- Policia e Beratit ka shtuar kontrollet në ditët e fundit, duke shtuar forcat që patrullojnë në qytrtetë dhe kanë gritur postblloqe në rrugë të ndryshme. Sipas informacioneve, mësohet se në qendër të Beratit por edhe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të tij janë vendosur që prej pasdites së djeshme postblloqe me forca të shumta policore.

Mësohet se masat e ndërmarra, kanë si qëllim kapjen e personave në kërkim, uljen e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë rrugore. Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet, nëpërmjet identitetit të tyre, për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera.

Gjatë kontrolleve janë verifikuar edhe dokumentacionet e mjeteve si dhe lejet e drejtimit. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se vetëm në dy ditët e para të këtij aksioni janë kontrolluar rreth 100 automjete dhe janë vendosur 80 masa administrative për ata drejtues mjetesh që kanë rezultuar me mangësi në dokumentacion dhe me shkelje.

Aksioni i policisë duket se nuk do mbarojë sot, por do vijojë për ditë me radhë deri në një urdhër të dytë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet e policise kriminaliteti ne vend policia ne berat kontrollet e policise kriminaliteti ne vend policia ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2020, 14:19

Shkodër, 4 burra në luftë me burracakët!

SHKODËR- Kur Gjoni hyri në derën e Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), nuk arrija ti besoja syve. I gjatë, i bukur dhe jo më shumë se 25 vjeç, ky djalë/...