Aktualitet

I dënuar në Itali për prostitucion dhe me 2 miliardë lekë pasuri, OFL merr në pyetje dhe i bllokon mjetin luksoz Dashamir

7 Shkurt 2020, 18:31 Nga DOSJA
I dënuar në Itali për prostitucion dhe me 2 miliardë

TIRANË- Biznesmeni Dashamir Gjoka është ndaluar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme pranë zonës së Rinasit. Gjoka ka qënë duke udhëtuar me fuoristradën e blinduar të tij, makinë e cila në fund është sekuestruar nga “blutë” e kryeqytetit.

Nuk dihet ende nëse ndalimi i tij ka të bëjë me pasuritë e paligjshme që sipas Policisë ai disponon dhe kapin vlerën e 2 miliardë lekësh.

Dy ditë më parë, operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar “llogari” Gjokës lidhur me pasurinë e tij. (Lexo këtu) OFL i ka vënë në dispozicion Gjokës formularin e vetëdeklarimit të pasurisë dhe burimit të origjinës së parave. Në një komunikim për shtyp, OFL sqaroi se Dashamir Gjokës, i kërkohet deklarimi pasi është i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore.

– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore,”-thuhej në njoftimin e Policisë.

Biznesmeni Gjoka nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi në vitin 2017, ai i shpëtoi një atentati në afërsi të komunës Xhafzotaj, në vendin e quajtur “4 rrugët” në Shijak. Gjoka ishte në makinë bashkë me të bijën, dhe shpëtoi fatmirësisht pasi makina ku ndodhej ishte e blinduar. Për më shumë detaje lidhur me pasurinë e tij dhe të shkuarën (Kliko këtu)

Gjoka, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’i përgjigjet me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. 48 orë kanë kaluar dhe nuk dihet ende nëse Gjoka e ka dorëzuar formularin e tij dhe nëse ka qënë kjo arsyeja e prangosjes nga ana e efektivëve të Policisë. 

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dashamir gjoka ndalohet dashamir gjoka dashamir gjoka ndalohet dashamir gjoka

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2020, 14:19

Shkodër, 4 burra në luftë me burracakët!

SHKODËR- Kur Gjoni hyri në derën e Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), nuk arrija ti besoja syve. I gjatë, i bukur dhe jo më shumë se 25 vjeç, ky djalë/...