Aktualitet

‘Alma, mos u mërzit!’/ PD e kallëzoi penalisht, Rama e “shkarkoi”, ish-avokatja e Shtetit emërohet gjyqtare në Tiran

7 Shkurt 2020, 16:58 Nga DOSJA
‘Alma, mos u mërzit!’/ PD e kallëzoi penalisht, Rama e

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, ish-avokaten e Shtetit Alma Hiçkën. Vendimi për emërimin e saj është marrë një ditë më parë në mbledhjen e KLGJ-së.

Hiçka u bë e njohur për publikun në tetor të vitit 2008, pasi u përfol se kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga detyra si avokate e Popullit. Më pas ishte vetë ajo që sqaroi gjithë ngjarjen duke u shprehur se ishte larguar vetë nga posti për arsye personale pas emërimit nga vetë kryeministri në vitin 2013. Vendin e saj e zuri Artur Metani.

“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruante Rama në atë kohë.

Po e njëjta gjyqtare në vitin 2017 u kallëzua penalisht nga ana e Partisë Demokratike. PD e akuzonte asokohe atë se kishte shpërdoruar detyrën dhe po pengonte në hetimin e dosjes “CEZ”. Përveç dosjes, PD e akuzonte se kishte pasur konflikt interesi me bashkëshortin e saj duke i sjellë edhe dëme shtetit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alma hiçka edi rama gjykata e tiranes tirane alma hiçka edi rama gjykata e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2020, 14:19

Shkodër, 4 burra në luftë me burracakët!

SHKODËR- Kur Gjoni hyri në derën e Zyrës për Djem dhe Burra (ZDB), nuk arrija ti besoja syve. I gjatë, i bukur dhe jo më shumë se 25 vjeç, ky djalë/...